Një debat i fortë ka shpërthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, mes Juela dhe Selin, duke kaluar në tone shumë personale dhe të ndjeshme.
Përplasja nisi si një diskutim mbi lojën, por mori një kthesë të papritur kur Juela e pyeti Selinën lidhur me partnerin e saj, Gimbo:
“Pse nuk e dërgove Gimbon në finale?”.
Kjo pyetje solli një reagim të menjëhershëm dhe të ashpër nga Selin, e cila iu përgjigj me një deklaratë që ka shkaktuar reagime të shumta:
“Gimbon e kam në jetë… ndryshe nga ty…”.
Fjalët e saj janë konsideruar të rënda, sidomos duke marrë parasysh se pak kohë më parë Juela kishte ndarë një histori personale shumë të dhimbshme për humbjen e ish-partnerit të saj.
Situata pritet të trajtohet gjatë Prime-it, ku mund të ketë një ballafaqim mes dy banoreve për të sqaruar deklaratat dhe tensionin e krijuar.




