Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati, ka reaguar publikisht ndaj komenteve për peshën dhe pamjen e saj fizike, pasi një prej mesazheve që mori në rrjetet sociale kaloi në ofendime.
Selin, e njohur për fizikun e saj të hollë, ka publikuar në Instagram Story mesazhin e një ndjekëseje, e cila e kishte etiketuar me fjalët “skelet” dhe “thi”.
Fillimisht, ajo ka zgjedhur t’i përgjigjet me ironi:
“Përshëndetje, zonja këtu? Që më quan skelet dhe thi, pra praktikisht jam një skelet thiu. Si t’i përgjigjem unë, hë?!”

Selin Bollati via Instagram Story
Më pas, reagimi i saj ka marrë një ton më serioz. Selin iu është drejtuar të gjithë atyre që komentojnë peshën e saj apo i sugjerojnë të shtojë kilogramë, duke theksuar se është e kënaqur me trupin e saj.
“Nuk dua të shëndoshem! Nuk do të shëndoshem! Do bëj stërvitje, do mbaj dietë”, shkroi ajo.

Selin Bollati via Instagram Story
Selin theksoi se vendimet për trupin e saj i takojnë vetëm asaj, pavarësisht opinioneve që mund të marrin në rrjetet sociale.
Në fund, ish-banorja e BBV5 dha një mesazh të drejtpërdrejtë për mënyrën se si e sheh veten:
“E adhuroj trupin tim kështu siç është dhe nëse nesër bëhem obeze, prapë do e dashuroj! Problemi jot cili është këtu?”
Me këtë reagim, Selin Bollati ka vendosur kufij ndaj komenteve për trupin dhe peshën e saj, duke bërë të qartë se mënyra se si zgjedh të kujdeset për pamjen e saj është një çështje personale.




