Shtëpia e Big Brother VIP Albania është përfshirë së fundmi në një sfidë argëtuese të organizuar nga “Vëllai i Madh”, ku banorët u vunë përballë një serie pyetjesh që testonin njohuritë e tyre të përgjithshme.
Gjatë lojës nuk munguan momentet komike dhe disa lapsuse nga banorët, por sfida vazhdoi deri në shpalljen e më të mirëve. Pas disa raundeve me pyetje, tre banorë arritën të spikasin mbi të tjerët.
Fituesi i kësaj sfide u shpall Miri, i cili arriti të japë numrin më të madh të përgjigjeve të sakta, duke dominuar garën.
Në vendin e dytë u rendit Edisa, ndërsa podiumin e plotësoi Artani, i cili u klasifikua i treti.
Kjo sfidë solli jo vetëm konkurrencë mes banorëve, por edhe momente argëtuese për publikun që ndjek çdo ditë zhvillimet në Big Brother VIP Albania.





