Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Albania, Selin Bollati ka nisur të realizojë një nga premtimet më të rëndësishme që bëri gjatë qëndrimit në shtëpi.
Ajo kishte deklaruar se një pjesë e fitimit do të shkonte për bamirësi, dhe tashmë duket se ka hedhur hapat e parë në këtë drejtim.
Së bashku me partnerin e saj, Gimbo, ajo ka vizituar organizatën OFAP në Prishtinë, duke dhënë një mesazh të fortë solidariteti dhe përkrahjeje për fëmijët jetimë.

Ky gjest është vlerësuar nga publiku, i cili e ka ndjekur dhe mbështetur gjatë gjithë eksperiencës së saj në spektakël, duke e parë këtë si një hap konkret drejt përmbushjes së fjalëve të saj.




