“Sa të ardhura mujore do që të jesh e lumtur?” – Përgjigjja e Dea Vierit ndez debat në rrjet...

Dea Vieri via Instagram
Dea Vieri via Instagram

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Dea Vieri, është bërë pjesë e një debati në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë gjatë intervistës së saj në emisionin “Më prit të dielën”.

Gjatë bisedës me moderatorin Ermal Peçi, ajo u pyet se sa do të dëshironte të kishte si të ardhura mujore për të pasur një jetë më të qetë dhe pa stres financiar.

Përgjigjja e saj ishte një shifër që shumë përdorues e konsideruan të lartë për realitetin ekonomik shqiptar: 20 mijë euro në muaj.

Dea Vieri sqaroi se kjo shumë, sipas saj, nuk lidhet domosdoshmërisht me lumturinë, por me ndjesinë e sigurisë dhe rehatisë financiare.

“Për momentin dua 20 mijë euro në muaj. Jo se do isha e lumtur, por do më jepnin një lloj rehatie në trurin tim. Paguaj shtëpinë, paguaj këtë, paguaj atë…”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se aktualisht është larg kësaj shifre, duke theksuar se deklarata e saj ishte më shumë një dëshirë për një standard jetese ku shqetësimet ekonomike të jenë më të vogla.

Megjithatë, deklarata ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku disa e kritikuan për pritshmëritë financiare, ndërsa të tjerë e interpretuan si një shprehje personale të ambicieve dhe objektivave të saj.