Rogerti telefonon LIVE gazetarin dhe përplaset me të: “Më trego ku i keni zyrat, vij vetëm!”

Rogert Sterkaj via Instagram
Rogert Sterkaj via Instagram

Një përplasje e fortë verbale është regjistruar gjatë emisionit “Radar”, ku ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Rogert Sterkaj, është përfshirë drejtpërdrejt në transmetim përmes një telefonate me gazetarin Elton Tozaj.

Gjatë bisedës, Sterkaj iu drejtua gazetarit me tone të ashpra, duke i kërkuar adresën e zyrës dhe duke shprehur dëshirën për një përballje ballë për ballë.

Ku je ti që merresh me femra dhe s’merresh me burra? Unë s’merrem me asgjë këtu në telefon. Më thuaj ku e ke zyrën, të vij te zyra dhe s’kam nevojë me të ardh me 15 veta si ai tjetri, të vij vetëm. Vij tek pull dhe ballafaqohemi”, u shpreh Sterkaj gjatë telefonatës.

Deklarata e tij solli reagimin e gazetarit, i cili u përpoq ta orientonte situatën drejt një takimi dhe sqarimi personal, në vend që debati të vijonte vetëm përmes telefonit.

Tozaj i bëri të ditur Rogertit se, përpara se të krijonte një përshtypje për karakterin e tij apo ta çonte komunikimin në një ton kërcënues, duhej ta njihte më nga afër.

Telefonata u shndërrua kështu në një prej momenteve më të tensionuara të transmetimit, duke rikthyer në vëmendje përplasjet publike të Rogert Sterkajt me personazhe të medias.