Prek zemrat e shqiptarëve/ Selvija ndan lajmin e rëndësishëm për trashëgiminë e Shpat Kasapit...

Prek zemrat e shqiptarëve/ Selvija ndan lajmin e rëndësishëm për trashëgiminë e Shpat Kasapit...

Një zhvillim i veçantë ka emocionuar publikun dhe fansat e muzikës shqiptare, duke sjellë sërish në vëmendje figurën e paharrueshme të Shpat Kasapit.

Zëri dhe krijimtaria e këngëtarit të ndjerë, i cili u nda nga jeta në nëntor të vitit të kaluar, do të vazhdojnë të ruhen si pjesë e trashëgimisë muzikore shqiptare.

Shtëpia botuese muzikore “Medium Music Publishing” ka njoftuar përfshirjen e Shpat Kasapit në rrethin e artistëve të pavdekshëm, si një vlerësim për kontributin e tij shumëvjeçar në muzikë.

Selvije Jao via Instagram Story

Në dedikimin e publikuar, kompania e ka cilësuar Shpatin si një nga zërat më të dalluar të muzikës moderne shqiptare, duke theksuar ndikimin që ai pati te publiku përmes këngëve dhe interpretimit të tij.

Lajmi ka prekur veçanërisht bashkëshorten e tij, Selvijen, e cila e ka shpërndarë njoftimin në rrjetet sociale dhe ka shprehur mirënjohjen e saj.

“Faleminderit për ruajtjen e trashëgimisë artistike të Shpatit. Mirënjohëse pa fund”, ka shkruar ajo.

Selvije Jao via Instagram Story

Njoftimi ka sjellë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë kujtuar karrierën dhe emocionet që Shpat Kasapi ka përcjellë ndër vite përmes muzikës së tij.

Për shumë fansa, ky vlerësim shihet si një mënyrë që arti i tij të vazhdojë të jetojë edhe për brezat e ardhshëm.