Pas lotëve të Mirit për Selin, reagon bashkëshortja: “Një histori e sajuar!”

Ostpreußische Prinzessin via Instagram
Ostpreußische Prinzessin via Instagram

Prime-i i fundit i “Big Brother VIP Albania” solli shumë emocione dhe situata të papritura, sidomos kur në qendër të diskutimeve u vendos marrëdhënia e komentuar mes Mirit dhe Selinës. Gjatë spektaklit, moderatori Ledion Liço e pyeti drejtpërdrejt Mirit nëse kishte ndjenja për Selinën, por ai e mohoi prerazi një gjë të tillë.

Megjithatë, situata ndryshoi kur produksioni transmetoi një moment nga Dhoma e Rrëfimit. Në klip, Miri dukej i emocionuar dhe me lot në sy, ndërsa shprehej se kishte njerëz që përpiqeshin t’i ndanin dhe se Selinën e vlerësonte shumë si person, duke e cilësuar një vajzë të shkëlqyer.

Ky fragment ndezi menjëherë debat të madh si brenda shtëpisë, ashtu edhe në rrjetet sociale. Pas gjithë reagimeve, vëmendja u përqendrua te qëndrimi i bashkëshortes së Mirit. Ajo reagoi në Instagram duke shpërndarë një shkrim të Landi Hysi, mik dhe bashkëpunëtor i Mirit në grupin West Side Family.

Ostpreußische Prinzessin via Instagram Story

Në mesazhin e rishpërndarë hidhen poshtë zërat për një lidhje të mundshme mes Mirit dhe Selinës, duke u cilësuar si një histori e ekzagjeruar që po përsëritet vazhdimisht. Në postim thuhej se njerëzit shpesh arrijnë të besojnë edhe gjëra të pavërteta kur ato përsëriten shpesh, ndërsa theksohej se e gjithë kjo histori është një “marrëzi” që po rikthehet vazhdimisht në diskutim.