Partnerja e Ylli Limanit është këngëtarja e njohur? Fotoja virale në Barcelonë...

Ylli Limani via Instagram Story
Ylli Limani via Instagram Story

Pas publikimit të bashkëpunimit të tyre më të ri muzikor, Yll Limani dhe Rina Balaj u bënë menjëherë pjesë e spekulimeve për një romancë të mundshme, falë kimisë që shfaqën në videoklip.

Së fundmi, në rrjetet sociale nisi të qarkullojë një fotografi ku pretendohej se dy artistët ishin fotografuar në Spanjë, duke ecur dorë për dore buzë detit. Imazhi u përhap me shpejtësi dhe nxiti reagime të shumta nga fansat.

Megjithatë, rezulton se fotografia nuk është autentike.

Sipas informacioneve që po qarkullojnë, bëhet fjalë për një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale (AI), i cili ka mashtruar shumë përdorues të rrjeteve sociale dhe ka ushqyer aludime të pabazuara.

Deri në këtë moment, nuk ka asnjë konfirmim se mes Yll Limanit dhe Rina Balajt ekziston një lidhje romantike.

Për momentin, dy artistët i bashkon vetëm bashkëpunimi i tyre muzikor, ndërsa fotografia virale nuk përfaqëson një moment real, por është një krijim i realizuar me AI, duke treguar edhe një herë se sa lehtë mund të përhapen imazhe të rreme në rrjet.