Nuk reziston dot: Selin thyen rregullat për Gimbon! Çfarë do ndodhë tani ne BBV?

Nuk reziston dot: Selin thyen rregullat për Gimbon! Çfarë do ndodhë tani ne BBV?

Një zhvillim i papritur ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke ndryshuar rrjedhën e sfidës së mosreagimit.

Pas hyrjes surprizë të Gimbo, partnerit të Selin, fillimisht u duk se banorja po e përballonte me sukses provën. Megjithatë, emocionet e forta kanë bërë që ajo të mos rezistojë më gjatë.

Në momentin që Gimbo u gjend pranë saj në shtëpi, Selin vendosi të thyejë rregullat, duke reaguar, folur dhe duke e përqafuar e puthur partnerin e saj.

Ky veprim shënon zyrtarisht prishjen e sfidës së mosreagimit, një provë që kërkonte vetëkontroll maksimal nga banorët përballë situatave emocionale.

Tashmë pritet të shihet gjatë Prime-it se çfarë vendimi do të marrë “Vëllai i Madh” dhe cilat do të jenë pasojat për banorët, qoftë në buxhet apo në përfitimet e tyre në lojë.