Një deklaratë e fundit e Xhenetës ka ndezur menjëherë rrjetin dhe ka hapur aludime të reja për një lidhje të mundshme mes Loredanës dhe Gjestit.
Teksa foli për raportin me ish-partnerin e saj, Xheneta la të kuptohet se disa detaje të fundit nuk i duken aspak rastësore, duke shtuar dyshimet e ndjekësve për një romancë të re.
“Një person me të cilin unë ha bukë dhe kaloj kohë, nuk prek tek ish-partnerët,” – u shpreh ajo fillimisht.
Më pas, Xheneta tregoi se vetë Loredana e kishte kontaktuar për t’i dhënë shpjegime lidhur me raportin me Gjestin.
“Loredana më ka marrë në telefon dhe më ka sqaruar se kanë bërë biseda dhe ai e ka ngacmuar. Ajo më tha se nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë…”
Por deklarata që mori më shumë vëmendje ishte ajo ku Xheneta përmendi ngjashmëritë në fotot dhe vendet ku janë parë dy personazhet.
“Kjo rastësia me foto dhe vilat e njëjta nuk më duket aq e rastësishme,” – tha ajo, duke hedhur më shumë “benzinë zjarrit” mbi thashethemet që po qarkullojnë në rrjet.
Deri tani, as Gjesti dhe as Loredana nuk kanë reaguar publikisht për këto aludime, por ndjekësit po analizojnë çdo detaj të postimeve të tyre në rrjetet sociale.




