Emri i Flori Mumajesit është rikthyer sërish në qendër të diskutimeve, ndërsa publiku vazhdon të komentojë raportin e tij me Soni Malajn.
Këngëtarja, e cila është pjesë e “Ferma VIP” dhe po i afrohet finales së madhe, ka treguar gjatë qëndrimit të saj në fermë se ruan një marrëdhënie të mirë me Florin, edhe pse historia e tyre e dashurisë ka përfunduar prej vitesh.
Madje, gjatë spektaklit ajo kërkoi një surprizë nga ai, e cila erdhi në një formë të veçantë përmes një shfaqjeje me 300 dronë mbi ambientet e fermës.
Ndërkohë, në rrjet është rikthyer një intervistë e vjetër e Flori Mumajesit për “Prive”, ku ai iu përgjigj një pyetjeje që lidhej me Soni Malajn.
Gjatë rubrikës me pyetje të shpejta, artisti u pyet në mënyrë indirekte për këngëtaren, ndërsa përgjigjja e tij u komentua shumë nga ndjekësit.
“Për Sonin po… është një dashuri e fundit, por nuk është dashuri e madhe. Më shumë është një shkarkim emocional që bëj aty”, ishte shprehja e tij në atë intervistë.
Kjo deklaratë e vjetër ka rikthyer edhe një herë vëmendjen te historia mes dy artistëve, duke nxitur diskutime dhe interpretime të shumta në rrjetet sociale.




