“Një ditë Roeli do ta kuptojë…”/ Selvija ka një mesazh të veçantë për Labin dhe 2TON...

“Një ditë Roeli do ta kuptojë…”/ Selvija ka një mesazh të veçantë për Labin dhe 2TON...

Pas lajmit se këngëtari Labinot Tahiri ka mbajtur premtimin e tij duke dhuruar 5 mijë euro për Roelin, djalin e të ndjerit Shpat Kasapi, së bashku me reperin 2TON, ka reaguar edhe bashkëshortja e Shpatit, Selvije Jao.

Selvije Jao via Instagram Story

Përmes një postimi në Instagram Story, Selvija ka shprehur mirënjohjen e saj për dy artistët, duke vlerësuar veçanërisht faktin që ata zgjodhën t’i qëndrojnë pranë Roelit pa ua kërkuar askush.

“Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm. Ka njerëz që, pa ia kërkuar askush, e ndiejnë si detyrim moral të jenë pranë tij”, ka shkruar ajo.

Selvija ka falënderuar Labinot Tahirin dhe 2TON, duke theksuar se një ditë, kur Roeli të rritet, do ta kuptojë se babai i tij ka lënë pas njerëz me zemër të madhe, të gatshëm të kujdesen për të.

Bashkëshortja e Shpat Kasapit ka treguar gjithashtu se e vlerëson çdo formë mbështetjeje dhe respekton mënyrën se si secili zgjedh të ndihmojë.

Sipas saj, njerëzit që i janë gjendur pranë asaj dhe Roelit pa asnjë interes tashmë i konsideron si pjesë të rrethit të tyre familjar.

“Edhe pse e dinë që unë mundohem maksimalisht për Roelin, prapë shtrijnë dorën dhe më mbështesin pa asnjë lloj interesi. Zoti ua shpërbleftë pafund”, është shprehur Selvija.

Me këto fjalë, ajo ka bërë të qartë se gjesti i Labinit dhe 2TON për të nuk është thjesht një ndihmë financiare, por një mbështetje njerëzore dhe emocionale që do të mbetet e rëndësishme për të dhe Roelin.