Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në historinë e tyre të dashurisë, duke festuar 5 muaj së bashku.
Çifti, i cili u njoh dhe u dashurua gjatë eksperiencës në “Big Brother VIP Albania 5”, ndau me ndjekësit disa pamje nga një festë intime. Pranë një torte me qiri, ata shoqëruan postimin me mbishkrimin romantik: “Creating memories together” (“Po krijojmë kujtime së bashku”).
Selin Bollati via Instagram Story
Historia e tyre, e cila nisi para kamerave të BBVA, ka vijuar edhe jashtë shtëpisë. Pas përfundimit të spektaklit, Selin dhe Gimbo kanë treguar se lidhja e tyre po bëhet gjithnjë e më e fortë.
Sot, çifti bashkëjeton në Tiranë, ndërsa shpesh udhëton edhe drejt Istogut, vendlindjes së Gimbos. Në disa raste, Selin ka ndarë edhe momente pranë familjes së partnerit, duke treguar se është bërë pjesë e rëndësishme e rrethit të tij më të afërt.
Pavarësisht vëmendjes së madhe mediatike, dyshja vazhdon ta jetojë romancën larg polemikave, duke ndërtuar kujtime të reja së bashku. Ndjekësit nuk kanë kursyer urimet dhe mesazhet pozitive, duke i mbështetur në këtë rrugëtim të përbashkët.




