Në pritje të ëmbël/ Dafina Zeqiri zbulon gjininë e bebit të dytë!

Dafina Zeqiri via Instagram
Dafina Zeqiri via Instagram

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka ndarë me fansat një lajm shumë të veçantë nga jeta e saj personale, duke zbuluar gjininë e fëmijës së dytë që po pret me bashkëshortin e saj Kreshnik Gjergji.

Përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale, artistja ka bërë të ditur se bebja që po vjen është djalë.

Dafina Zeqiri via Instagram Story

Në fotot e shpërndara, vëmendjen e ka marrë edhe djali i tyre i madh, i cili shfaqet pranë një tullumbaceje blu me mbishkrimin “It’s a boy”, duke konfirmuar kështu zgjerimin e familjes me një tjetër vogëlush.

Vetëm pak javë më parë, Dafina kishte zgjedhur një mënyrë emocionuese për të ndarë lajmin e shtatzënisë, duke e bërë publik gjatë një koncerti të saj në Tiranë.

Çifti po përjeton një periudhë të veçantë familjare, ndërsa djali i tyre i parë, Daskan, së shpejti do të bëhet me një vëlla.

Lajmi është pritur me shumë urime nga ndjekësit e këngëtares, të cilët kanë përshëndetur këtë kapitull të ri në jetën e saj.