Fituesja e “Ferma VIP 3”, Mimoza Ahmeti, ka rikthyer vëmendjen në rrjetet sociale me një postim që ka ngjallur kureshtje dhe diskutime.
Shkrimtarja dhe poetja ka publikuar pamje të setit të veshjes që përdori gjatë një performance në spektakël, ku u shfaq e transformuar në stilin e Lady Gaga-s. Seti përfshin veshjen me kuadrate dhe këpucët blu, të cilat u bënë pjesë e një prej performancave më të komentuara të saj në format.

Mimoza Ahmeti via Instagram Story
Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte njoftimi se ky set është nxjerrë në ankand, me një çmim fillestar prej 5,000 eurosh.
Shuma e vendosur ka habitur ndjekësit, duke nxitur reagime të shumta në rrjet. Megjithatë, deri tani nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një ankand të vërtetë apo për një tjetër batutë karakteristike të Mimoza Ahmetit, e cila gjatë pjesëmarrjes në “Ferma VIP 3” u komentua shpesh për humorin, spontanitetin dhe mënyrën e saj të veçantë të komunikimit.
Sido që të jetë, postimi ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut dhe ka hapur diskutime mbi vlerën simbolike të veshjes, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë ofertë për setin ikonik të performancës së saj.




