“Më vjen neveri” – Ronela Hajati shpërthen ndaj gjuhës së urrejtjes në rrjet...

Ronela Hajati via Instagram
Ronela Hajati via Instagram

Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar ashpër ndaj komenteve negative dhe gjuhës së urrejtjes që, sipas saj, po dominojnë gjithnjë e më shumë rrjetet sociale.

Përmes një InstaStory, artistja shprehu hapur zhgënjimin për mënyrën se si komunikojnë një pjesë e përdoruesve në internet, duke kritikuar nivelin e diskutimeve online.

“Përfundimisht grada e nivelit të komenteve në përgjithësi në rrjete sociale është ZH… Të vjen turp t’i lexosh, jo më t’i shkruash! Burra dhe gra në moshë, njerëz me familje, një fjalor dhe një mendje e prishur,” shkroi ajo.

Ronela theksoi se i shkakton neveri urrejtja dhe sulmet që sheh çdo ditë të drejtuara ndaj personazheve publikë, duke e cilësuar këtë fenomen si shqetësues.

Në fund të reagimit, këngëtarja u drejtoi një mesazh të qartë komentuesve:

“Të shfrytëzonit gjithë këtë kohë që merreni me këtë mllef, për të rregulluar punët tuaja, më mirë do ishte ky popull.”

Ronela Hajati via Instagram Story

Postimi i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ndërsa shumë ndjekës kanë mbështetur mesazhin e artistes kundër gjuhës së urrejtjes dhe kulturës së ofendimeve në platformat sociale.