Mateo revolton Mirin: "A do ishte ndarë nga bashkëshortja për Selinën?"

Mateo revolton Mirin: "A do ishte ndarë nga bashkëshortja për Selinën?"

Raporti i diskutuar mes Mirit dhe Selinës vazhdon të jetë një nga temat më të nxehta brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Gjatë një debati të fortë të zhvilluar gjatë ditës së sotme, përplasja mes Mirit dhe Mateos ka kaluar në një nivel më personal.

Në kulmin e diskutimit, Mateo i është drejtuar Mirin me një pyetje shumë të drejtpërdrejtë që lidhej me jetën e tij jashtë shtëpisë. Ai i përmendi momentet kur Miri është parë i emocionuar dhe më pas e pyeti nëse do të ishte ndarë nga bashkëshortja për Selinën.

Pyetja provokuese ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Mirit, i cili u shfaq i irrituar dhe vendosi të mbrojë publikisht martesën e tij. Ai theksoi se jeta e tij bashkëshortore nuk ka lidhje me lojën brenda shtëpisë dhe se është krenar për familjen që ka jashtë.

Pas kësaj, debati mes tyre u tensionua edhe më shumë, me Mirin që e akuzoi Mateon për goditje personale dhe për përdorimin e çështjeve private si strategji në lojë. Situata mes dy banorëve ka shtuar edhe më tej tensionet në shtëpinë më të famshme në vend.