Këngëtarja Lore, e cila u bë më e njohur për publikun pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania, ka habitur me një deklaratë gjatë një interviste të fundit.
E pyetur për mesazhin më të pazakontë që ka marrë nga fansat në rrjetet sociale, ajo tregoi se disa ndjekës i kanë shkruar se dëgjojnë këngët e saj në momente intime, pasi sipas tyre zëri i saj u duket shumë sensual.
“Duke qenë se zëri im iu vjen shumë sensual, më kanë dërguar mesazh duke më treguar që dëgjojnë këngën time teksa bëjnë s*ks,” – u shpreh ajo.
Rrëfimi i saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen në mediat rozë dhe në rrjetet sociale, duke u komentuar gjerësisht nga ndjekësit e saj.





