Landi i mbyll gojën babait të Selinës dhe mbështet fuqishëm Mirin: “Sulmet nuk na prekin”

Landi i mbyll gojën babait të Selinës dhe mbështet fuqishëm Mirin: “Sulmet nuk na prekin”

Përplasjet e jashtme për “Big Brother VIP Albania” nuk kanë të ndalur, sidomos pas deklaratave të babait të Selinës, Jeton Bollati, që mbrojti komentet e tij të ashpra ndaj Mirit. Por, mikut të këtij të fundit, Landi Hysa, nuk i ka shpëtuar situata. Ai iu përgjigj në mënyrë të qetë dhe plot klas, duke bërë të qartë se familja e Mirit nuk do të përfshihet në polemikat jashtë shtëpisë.

Në një lidhje direkte për emisionin “Shqipëria Live”, Landi theksoi:

“Miri po bën lojën e tij. Po sulmohet si brenda, edhe jashtë. Nuk do t’i kundërpërgjigjemi me të njëjtën monedhë, sepse nuk ka sens. Asnjë komunikim me familjen e Selin nuk do ketë.”

Ai shtoi se krenaria e tij më e madhe ishte performanca e Miris në testin e kulturës së përgjithshme, ku ai doli fitues, duke theksuar kontrastin me gabimet e Selinës.

“Ajo që më bëri të lumtur ishte fakti që Miri doli i pari. E dija që është një djalë me shumë botë… Sulmeve do u shmangemi maksimalisht.”

Sa i përket deklaratave të Jeton Bollatit, Landi tha se nuk ka më asnjë koment, duke i cilësuar si “mllef të akumuluar” që nuk ia vlen të kthehen në tituj portalesh.

Me këtë qëndrim, Landi tregoi mbështetjen e plotë për Mirin, duke e vënë theksin te respekti, edukata dhe performanca brenda lojës, në vend të polemikave të jashtme.