Kryeministri Edi Rama e imitoi? Vjen reagimi i Fjoralba Ponarit pas videos virale...

Kryeministri Edi Rama e imitoi? Vjen reagimi i Fjoralba Ponarit pas videos virale...

Protestat kundër projekteve investuese në Sazan dhe Zvërnec kanë vijuar në Tiranë, duke sjellë reagime të shumta jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga figura publike.

Tubimet e organizuara nga shoqëria civile, ambientalistë dhe banorë lokalë kanë tërhequr vëmendje të madhe, ndërsa debati është zhvendosur edhe në deklaratat dhe reagimet online të politikanëve e personazheve të njohura.

Gjatë një daljeje publike në Elbasan, kryeministri Edi Rama u bë pjesë e diskutimeve në rrjet pas disa lëvizjeve dhe gjesteve që shumë përdorues i interpretuan si një imitim apo ironi ndaj moderatores Fjoralba Ponari.

Në rrjet u shpërndanë krahasime mes gjesteve të Ramës dhe një poze të Fjoralba Ponarit gjatë një vizite në Paris, pranë Kullës Eiffel.

Pas përhapjes së videos dhe komenteve të shumta, ka reaguar edhe vetë moderatorja.

Përmes një postimi në llogarinë e saj, Fjoralba Ponari ka publikuar foton e saj shoqëruar me një mesazh ku shkruan:

"Uroj të hapet koha dhe në Shqipëri"

Fjoralba Ponarit via Instagram Story

Reagimi i saj vjen në një periudhë kur debati publik rreth investimeve në bregdet, protestave dhe përfshirjes së figurave të ekranit ka marrë përmasa të mëdha.