Pas ribashkimit të Mateos dhe Brikenës, ka ardhur edhe reagimi i Kejsit, motrës së Mateos, e cila ka ndarë disa detaje mbi periudhën e vështirë që kaloi çifti.
E ftuar në Top Albania Radio, Kejsi tregoi se ndarja pati ndikim te të dy, duke theksuar se nuk është e lehtë të largohesh nga një person me të cilin ke kaluar muaj të tërë në të njëjtin ambient.
Sipas saj, distanca nuk ishte e thjeshtë për asnjërin prej tyre, ndërsa shtoi se si Mateo ashtu edhe Brikena janë dy persona mjaft kokëfortë.
E pyetur nëse i kishte dhënë ndonjë këshillë të vëllait për të menaxhuar krizën në marrëdhënien e tij, Kejsi u shpreh se ka zgjedhur të mos ndërhyjë në çështjet e zemrës.
Ajo tha se nuk i ka dhënë asnjë këshillë Mateos, pasi beson se vendime të tilla duhet t’i marrë vetë secili.
Megjithatë, Kejsi nuk i kurseu fjalët pozitive për Brikenën, duke shprehur vlerësimin e saj për partneren e vëllait.
Sipas saj, gjëja që vlerëson më shumë te Brikena është mënyra se si ajo arrin ta bëjë Mateon të ndihet mirë, një detaj që, sipas Kejsit, ka shumë rëndësi në një marrëdhënie.
Deklarata e saj ka marrë vëmendje në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë parë si një tjetër konfirmim se Mateo dhe Brikena kanë lënë pas krizën dhe po shijojnë sërish lidhjen e tyre.




