Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Alesio Alia, ka qenë i ftuar në “Top Arena”, ku biseda nuk i shpëtoi as pyetjeve për jetën e tij private dhe afrimitetin e përfolur me Jonida Maliqin.
Gjatë intervistës, Mateo e pyeti nëse do të pranonte një tjetër bashkëpunim muzikor me këngëtaren.
“Nëse Jonida do të të ftonte sërish për një bashkëpunim, do të pranoje?”, e pyeti ai.
Alesio iu përgjigj me humor, duke lënë të kuptohet se mes tyre mund të ketë ende projekte të tjera:
“Ku e di ti që s’e kemi bërë akoma?”
Por pyetjet nuk u ndalën aty. Mateo e pyeti më pas drejtpërdrejt nëse ai dhe Jonida janë rikthyer në një lidhje.
“Je parë së fundmi pranë saj. E pranon publikisht që jeni bashkë?”, ishte pyetja.
Alesio preferoi të mos japë një konfirmim apo mohim të drejtpërdrejtë, duke zgjedhur ta mbajë jetën personale larg vëmendjes.
“Njerëzit takohen edhe për qejf. Kemi një shoqëri që ka mbetur gjithmonë aty. Çdo gjë tjetër mbetet pikëpyetje. Jeta personale është personale”, tha ai.
Kjo përgjigje ka shtuar edhe më shumë dyshimet e fansave, të cilët prej kohësh komentojnë afrimitetin mes Alesios dhe Jonidës. Dyshja deri tani nuk ka konfirmuar zyrtarisht një rikthim romantik.




