Indri Shiroka “heq kapelën” për Arbana Osmanin, mesazhi i tij po bën xhiron e rrjetit...

Indri Shiroka via Instagram Story
Indri Shiroka via Instagram Story

Ish-fermeri Indri Shiroka ka marrë vëmendjen e ndjekësve me një deklaratë publike kushtuar Arbana Osmanit, menjëherë pas përfundimit të sezonit të tretë të “Ferma VIP”.

Përmes një postimi në InstaStory, ai publikoi një foto me moderatoren dhe shprehu hapur vlerësimin e tij për rolin që ajo ka pasur në suksesin e formatit.

Sipas Shirokës, Arbana Osmani ka dëshmuar edhe një herë pse konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të ekranit shqiptar.

“Dëshmoi edhe një herë pse është më e mira në profesionin e saj. Në një pikë të karrierës ku s’kishte dhe aq nevojë,” shkroi ai.

Në vijim, Indri theksoi se suksesi i “Ferma VIP” lidhet ngushtë me drejtimin e moderatores, duke bërë një vlerësim të fortë për ndikimin e saj në format.

“Ferma VIP nuk do kishte mbërritur kurrë aty ku është sot pa drejtimin e saj. That’s a FACT,” u shpreh ai.

Mesazhin e tij, ish-fermeri e mbylli me një falënderim personal për moderatoren:

“So thank you Bana, from një fermer i thjeshtë.”

Indri Shiroka via Instagram Story

Postimi ka marrë menjëherë vëmendje në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë interpretuar si një vlerësim të sinqertë dhe publik për punën e Arbana Osmanit në krye të spektaklit.