Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Arnold Damazeti, ka reaguar publikisht pas interesit të madh të ndjekësve për raportin e tij me Katerinën dhe shtatzëninë që u bë publike disa muaj më parë.
Përmes një videoje në rrjetet sociale, Arnoldi ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të japë versionin e tij lidhur me situatën, duke folur për herë të parë rreth një kërkese për test atësie.
Sipas tij, ai e ka kërkuar prej muajsh kryerjen e testit të ADN-së, por pretendon se kjo kërkesë nuk është pranuar.
“Unë këtë ADN-në ia kam kërkuar para tre, katër muajve, por nuk ka pranuar,” u shpreh ai.
Arnoldi tha se ishte vetë ai që kërkoi sqarimin e situatës përmes kësaj procedure, ndërsa shtoi se mungesa e dakordësisë për realizimin e testit i ka ngritur edhe më shumë pikëpyetje.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur historia mes dy ish-protagonistëve të “Për’puthen” vazhdon të jetë një nga temat më të komentuara në rrjet.
Pak muaj më parë, lajmi për shtatzëninë e Katerinës riktheu vëmendjen te marrëdhënia e tyre, e cila është shoqëruar me debate dhe përplasje të shumta publike.
Me reagimin e fundit, Arnold Damazeti ka bërë të ditur qëndrimin e tij, duke theksuar se kërkesa për ADN është bërë prej kohësh dhe se, sipas tij, ende nuk është arritur një marrëveshje për realizimin e saj.




