Gafat në sfidën e njohurive u kushtojnë shtrenjtë: Mateo humb ndjekës, Selin përballet me kritika të forta...

Gafat në sfidën e njohurive u kushtojnë shtrenjtë: Mateo humb ndjekës, Selin përballet me kritika të forta...

Sfida e kulturës së përgjithshme në Big Brother VIP Albania solli shumë të qeshura për publikun, por për disa banorë pasojat kanë nisur të ndihen menjëherë jashtë shtëpisë. Dy nga më të komentuarit pas lojës janë Mateo dhe Selin.

Për Mateon, i cili u ngatërrua në disa nga pyetjet më bazike, si ngjyrat e ylberit apo emri i Nënë Tereza, reagimi i publikut është reflektuar edhe në rrjetet sociale. Vetëm pak orë pas sfidës, ai raportohet se ka humbur rreth 400 ndjekës në llogarinë e tij në Instagram.

Situata duket edhe më e nxehtë për Selinën, e cila u përball me një valë kritikash nga ndjekësit për disa përgjigje të pasakta gjatë lojës. Në profilin e saj kanë vërshuar komente ironike, ku shumë përdorues i kanë rikujtuar deklaratat e mëparshme brenda shtëpisë, kur ajo kishte thënë se kishte lexuar shumë libra.

Sic shihet, komentet nuk kanë munguar: disa ndjekës janë shprehur të zhgënjyer, ndërsa të tjerë kanë reaguar me humor dhe ironi për gabimet e saj gjatë sfidës.

Kjo situatë tregon se në një format si Big Brother VIP Albania, edhe momentet që duken thjesht argëtuese mund të ndikojnë në mënyrën se si publiku i percepton banorët jashtë shtëpisë.