Fotoja e Mateos dhe Brikenës ndez aludimet: A po presin fëmijën e tyre të parë?

Fotoja e Mateos dhe Brikenës ndez aludimet: A po presin fëmijën e tyre të parë?

Mateo Borri dhe Brikena Selmani janë rikthyer në qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale, pasi një fotografi e publikuar gjatë pushimeve të tyre ka nxitur spekulime të shumta mes ndjekësve.

Në imazhin e shpërndarë në Instagram, çifti shfaqet i përqafuar, ndërsa një detaj ka tërhequr menjëherë vëmendjen: dora e Mateos e vendosur mbi barkun e Brikenës. Ky moment ka bërë që shumë fansa të aludojnë se dy ish-banorët e “Big Brother VIP Albania 5” mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Mateo Borri via Instagram Story

Megjithatë, deri në këtë moment, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar që Brikena është shtatzënë. As ajo dhe as Mateo nuk kanë reaguar ndaj komenteve apo spekulimeve që kanë pushtuar rrjetin.

Për rrjedhojë, pretendimet për një shtatzëni mbeten thjesht aludime të ndjekësve, ndërsa pritet të shihet nëse çifti do të vendosë të komentojë publikisht mbi zërat që po qarkullojnë.