Fero rrëfen ribashkimin emocionues me vajzën pas dy vitesh: “Kisha frikë se mos më kishte harruar”

Fero rrëfen ribashkimin emocionues me vajzën pas dy vitesh: “Kisha frikë se mos më kishte harruar”

Fero rrëfen ribashkimin emocionues me vajzën pas dy vitesh: “Kisha frikë se mos më kishte harruar”

Reperi Fero ka ndarë një nga rrëfimet më prekëse për jetën e tij personale, duke zbuluar vështirësitë që ka përjetuar gjatë periudhës kur qëndroi për dy vite pa takuar vajzën e tij.

I ftuar në emisionin “Live me Luizin”, këngëtari foli hapur për raportin me ish-bashkëshorten, Arbenita Ismajli, sfidat pas divorcit dhe përpjekjet për të rikthyer një marrëdhënie të shëndetshme familjare, në interes të vajzës së tyre.

Fero tregoi se pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur në të kaluarën, sot komunikimi me Arbenitën është përmirësuar ndjeshëm. Sipas tij, të dy kanë kuptuar rëndësinë e bashkëpunimit si prindër dhe dëshirojnë që vajza të rritet në një ambient sa më të qetë.

Instagram Reel
DfIkg-OitTC

Ai u shpreh se preferon të mos komentojë për persona që nuk janë të pranishëm, por konfirmoi se aktualisht mes tyre mbizotëron një raport i mirë.

Duke kujtuar momentin kur u bë baba, reperi nuk i fshehu emocionet dhe e përshkroi takimin e parë me të bijën si një përjetim që nuk mund të shpjegohet me fjalë. Ai shtoi se ardhja e saj në jetë e ka bërë të reflektojë për veten dhe për përgjegjësinë që ka si prind.

Instagram Reel
DfIlXt2lf4d

Megjithatë, pjesa më e vështirë e rrëfimit lidhej me dy vitet e shkëputjes nga vajza, kohë gjatë së cilës nuk kishte as mundësi ta shihte dhe as të fliste me të në telefon.

Fero pranoi se kjo periudhë e kishte rënduar emocionalisht dhe se, në përpjekje për të kërkuar të drejtën e tij për ta takuar të bijën, iu drejtua institucioneve të drejtësisë dhe bëri thirrje publike për ndihmë. Ai pranoi gjithashtu se dhimbja dhe ngarkesa emocionale e kishin shtyrë të bënte edhe gabime.

Instagram Reel
DfIln9UCHDn

Sot, këngëtari thotë se është mirënjohës për bashkëpunimin që ka arritur të krijojë me Arbenitën, ndërsa kërkoi që kjo marrëdhënie të mos cenohet nga komentet apo sulmet e jashtme.

Por një detaj nga ribashkimi me vajzën në Dubai duket se e ka prekur veçanërisht. Pas dy vitesh pa u parë, Fero zbuloi se e bija nuk e fliste më gjuhën shqipe dhe komunikonte vetëm në anglisht.

Ky ndryshim e kishte emocionuar dhe trishtuar këngëtarin, i cili tregoi se në atë moment kishte menduar edhe për mamanë e tij. Megjithatë, ai shtoi se tashmë situata është përmirësuar.

Rrëfimi më prekës erdhi kur Fero tregoi se çfarë kishte ndodhur në çastin kur u takuan sërish. Frika më e madhe e tij ishte se pas kaq shumë kohe larg njëri-tjetrit, vajza mund të mos e kujtonte më.

“E kam puthur në ballë… Nuk më kishte harruar. E kisha frikë se mos më kishte harruar”, tregoi reperi, duke përshkruar emocionet e atij takimi të veçantë.