Fero flet hapur për Arbenitën: A do të rikthehej me ish-bashkëshorten? Përgjigjja e tij surprizon...

Fero flet hapur për Arbenitën: A do të rikthehej me ish-bashkëshorten? Përgjigjja e tij surprizon...

Fero ka rikthyer në vëmendje marrëdhënien me ish-bashkëshorten, Arbenita Ismajli, pasi është pyetur drejtpërdrejt nëse do t’i jepte një tjetër shans historisë së tyre të dashurisë.

Gjatë një interviste në emisionin “Live me Luizin”, moderatori Luiz Ejlli i parashtroi reperit një skenar hipotetik: si do të reagonte nëse Arbenita do të shfaqej para tij, me vajzën e tyre në krah, dhe do t’i kërkonte të provonin sërish si çift?

“Nëse sonte do të vinte Arbenita bashkë me vajzën tënde në krah dhe duke të parë në sy të thoshte ‘ma jep edhe një mundësi’, do ia jepje?”, ishte pyetja e Luizit.

Përgjigjja e Feros ishte e sinqertë, por jo ajo që mund të prisnin fansat. Reperi pranoi se do të dëshironte që gjërat mes tyre të kishin funksionuar, por shtoi se sot nuk e sheh veten si personin e duhur për modelen.

“Me gjithë qejf do ia jepja mundësinë. Në pozitën që jam dhe me sa kohë ka kaluar, unë besoj që nuk jam i duhuri për Arbenitën”, u shpreh ai.

Më tej, Fero theksoi se të qenit një çift që duket bukur nga jashtë nuk do të thotë domosdoshmërisht se dy njerëzit janë të përshtatshëm për njëri-tjetrin. Ai shtoi se nuk beson se mes tyre ekziston më kimia e nevojshme për një rikthim.

Reperi pranoi gjithashtu se për vajzën e tyre, Ninën, do të ishte shumë e bukur që prindërit të ishin sërish bashkë, por kjo nuk do të thotë se një ribashkim romantik është zgjidhja e duhur.

Deklarata vjen pas një periudhe të mbushur me përplasje publike dhe çështje ligjore mes ish-çiftit, të cilët kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes për raportin e tyre dhe çështjet që lidhen me vajzën.

Pra, pavarësisht se Fero shprehu dëshirën që historia të kishte përfunduar ndryshe, mesazhi i tij ishte i qartë: nuk beson se një rikthim me Arbenitën është më i mundur.