Familjarët e Mimoza Ahmeti kanë reaguar publikisht pas deklaratave dhe aludimeve që po qarkullojnë në rrjet gjatë qëndrimit të saj në “Ferma VIP”.
Përmes një reagimi të shpërndarë online, ata shprehen se poetja është kthyer në shënjestër të sulmeve, shpifjeve dhe historive të fabrikuara që nga momenti kur u bë pjesë e formatit televiziv.
Sipas familjarëve, shumë persona po përdorin emrin e saj për vëmendje, klikime dhe interesa personale, duke tejkaluar çdo limit etik dhe njerëzor.
Në reagim paralajmërohet gjithashtu se persona të ndryshëm mund të përballen me pasoja ligjore për deklaratat dhe akuzat që konsiderohen shpifëse ndaj Mimoza Ahmetit.

Mimoza Ahmeti via Facebook
Ky reagim vjen në një moment kur debatet dhe tensionet në “Ferma VIP” kanë nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, me publikun të ndarë mes mbështetjes dhe kritikave ndaj banorëve të përfshirë në konfliktet e fundit.




