Një takim i papritur mes dy ish-banoreve të “Big Brother VIP” ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale: Brikena Selmani dhe Kiara Tito janë shfaqur bashkë në një foto që është shpërndarë menjëherë nga fansat.
Brikena, e njohur nga edicioni i pestë, e ka publikuar momentin në Instagram, duke e cilësuar si një nga fotot më të pritura nga ndjekësit.
Në imazh, Kiara shfaqet me një fustan të bardhë elegant, ndërsa Brikena me një stil klasik në të zezë, duke krijuar një kontrast që ka marrë shumë komplimente online.

Brikena Selmani via Instagram Story
Por ajo që ka bërë më shumë bujë është mbishkrimi i saj:
“BBV2 & BBV5. Same story, different person (E njëjta histori, persona të ndryshëm) 🫶❤️”
Ky koment ka nxitur menjëherë diskutime mes fansave, të cilët e kanë interpretuar si një reflektim mbi përvojat e tyre në reality show dhe ngjashmëritë që ato kanë përjetuar në dy edicione të ndryshme.
Fotoja është bërë virale në pak orë, duke u komentuar gjerësisht si një nga momentet më “ikonike” të ndërveprimeve mes ish-banorëve të BBV.




