Një deklaratë e bërë nga Brikena gjatë një bisede me Shendriti dhe Mateo brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
Gjatë bisedës, Brikena tregoi se në një moment kur po kalonte pranë Dhomës së Rrëfimit, kishte dëgjuar Baby G duke folur me motrën e saj.
Sipas saj, gjatë këtij komunikimi motra e këngëtares i kishte dhënë një këshillë, duke i thënë që të mos hynte në debate me të. Menjëherë pasi ajo e përmendi këtë detaj, Mateo ndërhyri dhe tentoi ta ndryshonte temën e bisedës.
“Një herë kalova pranë Dhomës së Rrëfimit dhe dëgjova Baby G duke folur me motrën e saj, e cila i thoshte ‘mos u zër me Brikenën’…”, u shpreh ajo.
Ky moment është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka ngritur pikëpyetje mes ndjekësve të Big Brother VIP Albania, të cilët po diskutojnë nëse mund të ketë pasur komunikim me familjarët nga jashtë, diçka që bie ndesh me rregullin kryesor të izolimit në këtë format.





