Dua Lipa arrin një tjetër rekord: Kap shifrën e 1 miliard...

Dua Lipa via Instagram
Dua Lipa via Instagram

Dua Lipa ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e saj, duke shtuar një tjetër këngë në listën e hiteve që kanë arritur shifra rekord në Spotify.

Kënga “Training Season” ka kaluar zyrtarisht shifrën e 1 miliard dëgjimeve në platformën e njohur të muzikës, duke u kthyer në një tjetër hit të artistes që arrin këtë milestone.

Me këtë arritje, “Training Season” bëhet kënga e 15-të e Dua Lipës që kalon pragun e 1 miliard streams në Spotify.

Kënga u publikua në vitin 2024, si pjesë e albumit “Radical Optimism”, dhe vazhdon të mbetet një nga projektet e artistes që tërheq vëmendjen e fansave edhe dy vite pas publikimit.

Dua Lipa ka reaguar ndaj këtij momenti përmes rrjeteve sociale, duke shpërndarë në Instagram një postim të fansave që festonte suksesin e “Training Season”.

Kështu, këngëtarja shqiptaro-britanike vazhdon të zgjerojë listën e hiteve të saj që kanë kaluar 1 miliard dëgjime në Spotify, duke dëshmuar edhe një herë jetëgjatësinë e muzikës së saj në platformën globale.