Pas raportimeve të fundit që flasin për përfundimin e lidhjes mes DJ PM dhe Sara Berishës, një zhvillim i ri në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Sipas raportimit të IndeksOnline, DJ PM ka nisur të ndjekë në Instagram Almedina Ismajlin, motrën e modeles së njohur Arbenita Ismajli.
Dyshimet janë shtuar edhe më shumë pasi, vetëm pak ditë më parë, Almedina kishte publikuar në InstaStory një fotografi të DJ PM, të realizuar gjatë një daljeje në një nga pishinat e Prishtinës.
Këto veprime kanë mjaftuar që në rrjet të nisin spekulimet për një afrim të mundshëm mes tyre. Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka asnjë konfirmim publik që mes DJ PM dhe Almedina Ismajlit ekziston një lidhje romantike.
Për rrjedhojë, pretendimet mbeten në nivel aludimesh të nxitura nga aktiviteti i tyre në rrjetet sociale, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për të sqaruar raportin.




