Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë qenë sërish në qendër të vëmendjes në rrjet, këtë herë për një situatë të pazakontë që është bërë virale.
Çifti, i cili ka kaluar mbrëmjen në shtëpinë e vëllait të Selin, Onno, dhe partneres së tij Greta, nuk ka tërhequr vëmendje vetëm me darkën familjare, por me një moment që ka përfunduar në Instastory.
Në postimin e shpërndarë nga Selin, ata shihen duke dalë nga pallati me qese plehrash dhe shishe plastike në duar. Ajo ka sqaruar me humor se nuk bëhej fjalë vetëm për mbeturinat e familjarëve, por edhe për ato të fqinjëve ngjitur, të cilat i kishin marrë me vete për t’i hedhur.
“Sot ishim për darkë te Greta dhe Onno. Duke u larguar, morëm edhe plehrat e fqinjëve për t’i hedhur. Nesër në mëngjes do të kenë më pak punë”, ka shkruar ajo.

Selin Bollati via Instagram Story
Edhe pse një veprim i thjeshtë dhe i përditshëm, situata është shpërndarë shpejt në rrjet dhe është kthyer në temë diskutimi, me shumë përdorues që e kanë pritur me humor dhe komente pozitive.




