Çfarë ndodhi? Shtyhet Prime i së martës në BBVIP...

Ledion Lico via Instagram
Ledion Lico via Instagram

Një ndryshim i papritur ka ndodhur në programacionin e “Big Brother VIP Albania”, duke zhvendosur Prime-in e së martës për një ditë më vonë.

Shkak për këtë ndryshim është transmetimi i ndeshjes mes Kosova dhe Turqia, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, e cila do të transmetohet në Top Channel dhe DigitAlb në orën 20:45.

Instagram Post
DWgpGjbjDNU

Kjo përballje e rëndësishme vjen pas fitores historike të Kosovës ndaj Sllovakisë, duke e bërë ndeshjen ndaj Turqisë vendimtare për rrugëtimin drejt Botërorit.

Ndërkohë, dinamika e lojës në BBVIP mbetet e fortë, pasi në nominim këtë javë janë Mali, Edisa dhe Shëndrit, ky i fundit pas hapjes së Kutisë së Pandorës.

Tashmë, publiku do të duhet të presë deri të mërkurën për të zbuluar se cili prej tyre do të largohet nga shtëpia.