“Bota nuk rrotullohet rreth teje” – Selin kritikon Brikena Selmanin pas intervistës në “Top Arena”...

“Bota nuk rrotullohet rreth teje” – Selin kritikon Brikena Selmanin pas intervistës në “Top Arena”...

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Selin, ka komentuar intervistën që Brikena Selmani realizoi me Gretën në emisionin “Top Arena”, duke shprehur hapur pakënaqësinë për një nga pyetjet e moderatores.

E ftuar në “Pushime on Top”, Selin u ndal te momenti kur Brikena e pyeti Gretën nëse ajo dhe ish-banorët e tjerë vazhdojnë ende të flasin për të edhe pas përfundimit të reality show-t.

Sipas saj, vetëbesimi është i rëndësishëm, por nuk duhet të krijohet përshtypja se gjithçka sillet rreth një personi.

“Është në rregull kur e vetëvlerëson veten, por njeriu duhet të qëndrojë me këmbë në tokë. Nëse dikush më ka thënë se bota nuk rrotullohet rreth teje, i kam thënë që e imja rrotullohet rreth meje.”

Selin shtoi se kishte pritur një reagim ndryshe nga Greta, ndërsa la të kuptohej se do të kishte preferuar që pyetja t’i drejtohej asaj personalisht.

“Nëse Brikena do të m’i kishte bërë mua ato pyetje, do t’i kisha dhënë përgjigjen. Nuk e di pse zgjodhi të pyeste dikë tjetër. Në momentin që pyet dikë për mua, ndërkohë që mua më ke pasur aty dhe nuk më pyete, ose nuk je e gatshme ta dëgjosh përgjigjen time.”

Deklaratat e Selinit kanë nxitur reagime në rrjetet sociale, duke hapur diskutime mes ndjekësve të Big Brother VIP për intervistën dhe dinamikat që vazhdojnë edhe pas përfundimit të formatit.