“Autogol në karrierë? Luiz Ejlli!”/ Deklarata e Meritonit për Luizin bëhet virale dhe ndez rrjetin...

“Autogol në karrierë? Luiz Ejlli!”/ Deklarata e Meritonit për Luizin bëhet virale dhe ndez rrjetin...

I ftuar në studion e “Kampionët e Botës”Tv Klan, Meriton Mjekiqi u përball me një seri pyetjesh të shpejta nga moderatorja Marina Vjollca, ku bota e muzikës u krahasua me një fushë futbolli.

Artisti nuk ngurroi të japë mendimet e tij të drejtpërdrejta për disa nga emrat më të njohur të industrisë muzikore shqiptare, duke bërë edhe disa deklarata që menjëherë tërhoqën vëmendjen e publikut.

I pyetur se cili është një “autogol” në karrierë, Meritoni përmendi emrin e Luiz Ejllit, një përgjigje që ka shkaktuar shumë diskutime në rrjetet sociale.

Ndërsa për pyetjet e tjera, ai vlerësoi disa prej artistëve më të komentuar.

Për albumin më të mirë, ai përmendi Butrintin, duke thënë se i kishte pëlqyer projekti dhe videoklipet e tij.

Në lidhje me derbin më të fortë në rep, Meritoni u shpreh se ishte një zgjedhje e vështirë, ndërsa për një përballje të fortë përmendi Butën me Mossi-n.

Kur u pyet se kush është “Messi” i performancës në muzikë, ai zgjodhi Ghetto Geasy, duke e cilësuar si një nga figurat më dominuese të skenës.

Për transferimin më të shtrenjtë, ai veçoi Don Xhonin, duke vlerësuar rritjen dhe rrugëtimin e tij në muzikë.

Ndërkohë, për artisten që po shkëlqen aktualisht, Meritoni përmendi Taynën, duke thënë se është në një formë elitare dhe se muzika e saj po dëgjohet gjerësisht.

Me përgjigjet e tij pa shumë filtra, Meritoni ka hapur një tjetër diskutim mes fansave, ndërsa deklarata për Luiz Ejllin pritet të sjellë reagime të shumta online.