Arbana Osmani largohet nga “Ferma VIP”? Veprimi që ndezi dyshimet...

Arbana Osmani via Instagram
Arbana Osmani via Instagram

Mungesa e Arbana Osmanit në programin “Post Ferma VIP” ka ngritur shumë pikëpyetje te ndjekësit e formatit, vetëm pak ditë pas finales së madhe.

Moderatorja, e cila drejtoi sezonin e fundit të “Ferma VIP”, nuk u shfaq në emisionin pasues, i cili u moderua nga Florian Agalliu. Ky ndryshim ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi zakonisht figura kryesore e një formati televiziv vijon të jetë pjesë edhe e programeve pas finales.

Dyshimet janë shtuar edhe më shumë pas mungesës së Arbanës në festën përmbyllëse të spektaklit, ku ishin të pranishëm finalistët, ish-konkurrentët dhe pjesëtarë të produksionit.

Një tjetër detaj që ka bërë bujë ishte postimi i moderatores në rrjetet sociale pas përfundimit të sezonit. Arbana ndau disa momente nga rrugëtimi i saj në “Ferma VIP”, duke e shoqëruar publikimin me fjalët: “Kujtim i bukur.”

Shumë ndjekës e kanë interpretuar këtë frazë si një mundësi që moderatorja mund ta ketë mbyllur këtë kapitull në format.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Arbana Osmani apo nga produksioni lidhur me të ardhmen e saj në spektakël.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo është një ndarje përfundimtare nga “Ferma VIP” apo thjesht një pauzë për projekte të tjera televizive.