“Në intubim, në luftë për jetën”/ DJ Dagz prek me mesazhin për të atin nga spitali…

“Në intubim, në luftë për jetën”/ DJ Dagz prek me mesazhin për të atin nga spitali…

DJ Dagz ka ndarë me ndjekësit një mesazh prekës, duke zbuluar momentet e vështira që po kalon familja e tij. Përmes një Story në Instagram, të shoqëruar me një fotografi nga spitali, ai ka bërë të ditur se babai i tij ndodhej në ditën e tretë të intubimit dhe po luftonte për jetën.

Në mesazhin e tij, DJ Dagz ka kujtuar edhe vitet e karrierës muzikore, duke treguar se 2026 shënon vitin e 17-të të tij si DJ. Gjatë kësaj periudhe, ai ka kaluar edhe momente kur e kishte të vështirë të përmbushte angazhimet profesionale, por babai i tij kishte qenë gjithmonë mbështetja kryesore.

Sipas Dagz, i ati e ka inkurajuar vazhdimisht të mos hiqte dorë nga muzika, duke i kujtuar se performancat e bënin të lumtur dhe e ndihmonin të shkëputej, qoftë edhe për pak kohë, nga shqetësimet e përditshme.

“E di që ty ato dy metra katrorë të bëjnë të lumtur”, kujton DJ Dagz fjalët e të atit, duke iu referuar hapësirës ku ai performon.

Përballë gjendjes së rëndë shëndetësore të babait, artisti rrëfen se e kishte të vështirë të mendonte për angazhimin e planifikuar për atë mbrëmje. Megjithatë, fjalët dhe mbështetja e të atit i kanë dhënë forcë për të vazhduar, duke kujtuar dëshirën e tij që djali të mos hiqte dorë nga ajo që e bën të lumtur.

Në fund të postimit, Dagz i drejton të atit një mesazh emocional, duke i kërkuar të qëndrojë i fortë dhe të kthehet sa më shpejt pranë familjes.

“Unë jam i fortë, babë, ashtu siç ti ke pasur qejf unë me qenë. Tash është koha që edhe ti me qenë i fortë e me u kthy shumë shpejt prapë me neve.”

Dj Dagz via Instagram Story

Mesazhi i artistit ka përcjellë dhimbjen dhe shpresën e tij në këtë periudhë të vështirë, ndërsa shkaku i gjendjes shëndetësore të të atit nuk është bërë publik.