Ferma VIP po hyn në një fazë gjithnjë e më intensive, mes debatesh, aleancash të reja dhe surprizash që po ndryshojnë rrjedhën e lojës.
Mbrëmja e djeshme solli një tjetër moment të rëndësishëm për reality show-n, pasi një prej konkurrentëve u eliminua përfundimisht nga gara.
Në televotimin vendimtar, Henri ishte përballë Blerina, ndërsa pas numërimit të votave të publikut, ishte Henri ai që u largua nga ferma, duke ndërprerë rrugëtimin drejt çmimit të madh.
Edhe pse eliminimi erdhi në një moment të rëndësishëm të garës, Henri u shfaq pozitiv dhe i qetë pas daljes nga shtëpia.
Në studion live të spektaklit, ai bëri një përmbledhje të eksperiencës së tij, duke u shprehur se pjesëmarrja në Ferma VIP do të mbetet një nga eksperiencat më të bukura dhe më të veçanta në jetën e tij.




