Një zhvillim i papritur ka ndodhur në “Ferma VIP”, ku këngëtarja Vanesa Sono ka vendosur t’i japë fund lidhjes së saj jashtë, duke e bërë këtë deklaratë drejtpërdrejt gjatë qëndrimit në reality show.
Ajo pranoi hapur se ka zhvilluar ndjenja për Indri, duke theksuar se gjithçka ka ndodhur natyrshëm, edhe pse nuk ishte në planet e saj fillestare. Vanesa u shpreh se ndiente faj për situatën, por do të ndjehej edhe më keq nëse do të vazhdonte të mbante një lidhje jashtë ndërkohë që kishte ndjenja për dikë tjetër.
Sipas saj, marrëdhënia jashtë tashmë është mbyllur përfundimisht, pavarësisht nëse historia me Indrin do të vazhdojë apo jo. Ajo shtoi se ka reflektuar gjatë dhe madje ka shkruar edhe një letër për personin dhe familjen e saj, duke zgjedhur të mos ketë kontakt direkt në atë moment.
“Ndihem në faj, por do e ndjeja veten më shumë në faj nëse do ndjeja atë që ndjej për Indrin dhe të mbaja pezull atë jashtë. Nuk e di si do vazhdojë jashtë, por gjësë që kam lënë jashtë i vendos kapak dhe ka marrë fund. Edhe nëse me Indrin nuk vazhdoj, me atë jashtë e kam mbyllur për këtë që ndjej. E kam përjetuar. Nuk e kisha në planet e mia. Personi është i huaj. Kam bërë një letër për personin dhe familjen time. Familjarët e mi më njohin mua. Agai më ka thënë nëse e dua një bisedë telefonike dhe i kam thënë jo. Gjëja ime jashtë ka marrë një fund”, tha Vanesa.
Nga ana tjetër, Indri është shfaqur më i rezervuar për këtë raport. Ai pranoi se ekziston tërheqje dhe ndjenja mes tyre, por theksoi se nuk është gati për një hap të madh, kryesisht për shkak të përgjegjësisë ndaj djalit të tij të vogël.
Ai u shpreh se dëshiron ta jetojë këtë afrimitet pa presion dhe pa premtime të nxituara, duke treguar kështu një qasje më të kujdesshme krahasuar me vendimin e prerë të Vanesës.
“Nuk dua që djali im të më shohë me një person tjetër. Vanesa ka dëshmuar një guxim, ndërsa unë një pasiguri të fortë. Unë me Vanesën kam folur qartë. Ne jemi në një ide, ta jetojmë këtë gjë pa u ngutur dhe pa premtime. Kemi ndjesi për njëri-tjetrin”, tha Indri.




