“Doli nga izolimi?”/ Fotoja misterioze e Mozës në Tiranë ndez dyshimet për “Ferma VIP”...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Një foto që po qarkullon me shpejtësi në rrjet ka trazuar sërish publikun e “Ferma VIP”, duke ngritur pikëpyetje mbi rregullat e izolimit të banorëve.

Sipas një denoncimi të publikuar nga TVANews, një qytetare pretendon se ka parë Mimoza Ahmetin jashtë ambienteve të fermës, teksa lëvizte me makinë në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 23:36, ndërsa qytetarja ka theksuar se në atë moment shkrimtarja nuk është parë në transmetimin live të spektaklit, duke shtuar edhe më shumë dyshimet.

Fotoja ka rikthyer në vëmendje deklaratat e ish-konkurrentit Akili, i cili pretendoi se Mimoza ka favorizime nga produksioni dhe një kontratë më të lehtësuar, për shkak të audiencës që sjell në program.

Deri më tani, produksioni i “Ferma VIP” nuk ka reaguar për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një dalje të autorizuar apo nëse personi në foto është thjesht një ngjashmëri me shkrimtaren.

Në rrjet, fansat janë ndarë mes dyshimeve për thyerje të izolimit dhe teorive se e gjithë situata mund të jetë një keqkuptim.