Një deklaratë e fortë ka ndezur debat në rrjet, pasi Iliri ka kritikuar ashpër jo vetëm lojën e Mimoza Ahmeti, por edhe mbështetjen që ajo po merr nga publiku.
Gjatë një diskutimi në panel, ai përdori tone të rënda ndaj ndjekësve të saj, duke i cilësuar me etiketime fyese dhe duke vënë në dyshim arsyet pse ajo gëzon kaq shumë përkrahje në rrjetet sociale.
Iliri nuk u ndal me kaq, pasi komentoi edhe surprizën që Moza mori nga Tayna, e cila i dërgoi një dron me mesazh mbështetës. Sipas tij, ky veprim nuk ishte aspak spontan apo emocional, por një lëvizje e menduar për përfitime në rrjete sociale.
Ai pretendoi se gjeste të tilla përdoren si strategji për të rritur ndjekësit, duke e konsideruar situatën si një “zinxhir interesash” dhe jo si një akt të sinqertë mbështetjeje.
“E di çfarë bëjnë këta? Investojnë 500 euro për me sjellë atë parashutën [dronin] dhe marrin 20 mijë followers nga ajo… Është një zinxhir fatal interesash!”
Deklaratat kanë bërë menjëherë xhiron e rrjetit, ku një pjesë e madhe e publikut i ka kundërshtuar, duke i cilësuar si të tepruara, ndërsa të tjerë kanë hyrë në debat mbi autenticitetin e mbështetjes që personazhet marrin nga jashtë.




