Ngjarja që shkaktoi panik mes fermerëve dhe alarmoi publikun duket se nuk është aq e qartë sa u paraqit fillimisht.
Sipas versionit zyrtar të dhënë nga Arbana Osmani, situata kishte lidhje me gjendjen shëndetësore të qenushit Stormi, i cili kaloi një moment të vështirë, por më pas u stabilizua.
Megjithatë, një deklaratë e fundit nga Elton Tozaj ka hedhur një tjetër dritë mbi këtë ngjarje. Gjatë një interviste, ai u shpreh se problemi nuk lidhej me qenin, por me një nga konkurrentët, i cili sipas tij ka kaluar një gjendje të rënduar shëndetësore.
“Një nga konkurrentët ka pasur një problem serioz shëndetësor… s’ka lidhje me qenin,” – u shpreh ai.
Kjo deklaratë ka ngritur menjëherë pikëpyetje të forta në rrjet: A është treguar e gjithë e vërteta nga produksioni? Apo kemi të bëjmë me versione të ndryshme të së njëjtës ngjarje?
Deri në një reagim të dytë zyrtar, situata mbetet e paqartë, ndërsa debatet online pritet të intensifikohen edhe më shumë.




