Alarm në Ferma VIP: “Thërrisni shpejt Agai-n!” – moment paniku që tronditi shtëpinë…

“Ferma Vip” - Vizion Plus
“Ferma Vip” - Vizion Plus

Një video e shpërndarë së fundmi nga Ferma VIP ka shkaktuar shqetësim të madh, duke treguar një situatë të papritur dhe të tensionuar brenda fermës.

Në pamje, banorët shihen të alarmuar dhe të çorganizuar, duke vrapuar dhe kërkuar ndihmë pas një incidenti që duket serioz. Nga audio dëgjohen thirrje të forta si: “Ça ka ndodhur?” dhe “Ka epilepsi… thërrisni dikë, thërrisni shpejt Agai-n!”, duke reflektuar nivelin e lartë të panikut në ato momente.

Megjithatë, nga video nuk kuptohet qartë se kush është prekur, ndërsa në rrjet po qarkullojnë aludime se mund të bëhet fjalë për qenushin e fermës, Stormin. Këto mbeten të pakonfirmuara, pasi deri tani nuk ka një reagim zyrtar.

Ngjarja ka ngritur shumë pikëpyetje dhe shqetësime te publiku, ndërsa pritet që produksioni i Ferma VIP të japë një sqarim për atë që ndodhi dhe për gjendjen aktuale pas incidentit.