Akili nuk është larguar ende nga “Ferma VIP 3”? Aludimet shtohen...

Akili nuk është larguar ende nga “Ferma VIP 3”? Aludimet shtohen...

Eliminimi i papritur i Akil Varfi nga “Ferma VIP 3” tronditi publikun, sidomos pas sakrificës së tij për Gresën. Por duket se historia nuk ka përfunduar këtu.

Në orët e fundit, rrjeti është mbushur me aludime se ai mund të mos jetë larguar përfundimisht nga gara, duke ngritur dyshime për një zhvillim të papritur nga produksioni.

Shkak për këto spekulime është bërë mungesa e plotë e aktivitetit të tij në rrjetet sociale. Përveç reagimit të shkurtër menjëherë pas daljes, prej rreth 24 orësh nuk ka asnjë postim apo shenjë nga ish-konkurrenti.

Kjo situatë është parë si e pazakontë nga ndjekësit, pasi zakonisht banorët që dalin nga reality show-t rikthehen menjëherë në komunikim me publikun.

Si pasojë, shumë fansa po hedhin teori se Akili mund të jetë ende i izoluar nga produksioni, ndoshta në pritje të një rikthimi surprizë në lojë.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar dhe gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve. Sqarimi pritet në “Prime”-in e radhës, ku mund të zbulohet nëse kemi të bëjmë me një strategji të fshehtë apo thjesht një shkëputje të përkohshme nga ana e tij.