Ish-konkurrenti i “Ferma VIP 3”, Akil Varfi, ka reaguar për herë të parë pas largimit të tij nga gara, një eliminim që ngjalli shumë diskutime në publik.
Menjëherë pas daljes nga ferma, ai ndau një reflektim të shkurtër mbi eksperiencën, duke e përshkruar si një përzierje emocionesh.
Sipas tij, rrugëtimi ishte njëkohësisht i bukur, por edhe i lodhshëm dhe stresues, ndërsa izolimi ka pasur ndikim të madh në gjendjen e tij. Megjithatë, ai theksoi se do ta kujtojë këtë eksperiencë si diçka të veçantë në jetën e tij.
Akili pranoi gjithashtu se emocionet mund të kenë ndikuar në sjelljen e tij gjatë lojës, duke shtuar se ndoshta është penalizuar nga euforia dhe se ajo që publiku pa nuk përfaqëson plotësisht veten e tij jashtë formatit.
Edhe pse konsiderohej një nga konkurrentët më të fortë, rrugëtimi i tij përfundoi më herët se sa pritej. Megjithatë, nga reagimi i tij kuptohet se ai e sheh këtë eksperiencë si një aventurë të vlefshme dhe kërkon mirëkuptim për vendimet e marra nën presionin e lojës.




