Zbulohet data kur do të mbahet finalja e Big Brother VIP Albania 5...

"Big Brother Vip" Logo - Top Channel
"Big Brother Vip" Logo - Top Channel

Pas një sezoni të mbushur me emocione, debate dhe dinamika të forta, më në fund është konfirmuar data e finales së Big Brother VIP Albania 5.

Gjatë spektaklit “Prime”, produksioni surprizoi banorët me një organizim të veçantë brenda shtëpisë, i cili kulmoi me njoftimin e shumëpritur për përfundimin e këtij edicioni.

U bë e ditur zyrtarisht se finalja e madhe do të zhvillohet në datën 18 prill, duke shënuar kështu fundin e këtij rrugëtimi intensiv për konkurrentët.

Ky lajm ka sjellë emocione të forta mes banorëve që vazhdojnë garën, të cilët tashmë kanë nisur numërimin mbrapsht drejt natës finale.

Me afrimin e finales, pritet që loja të bëhet edhe më e fortë, ndërsa secili prej tyre do të mundohet të japë maksimumin për të siguruar fitoren dhe për të fituar mbështetjen e publikut.