Pas muajsh spekulimesh dhe interesimi të madh nga ndjekësit, Xhonatan Islami ka folur për herë të parë për jetën e tij personale, duke konfirmuar ndarjen nga Roza Lati.
I ftuar në një emision televiziv, ai u shpreh hapur për këtë kapitull të jetës së tij, duke theksuar se gjithçka mes tyre tashmë i përket së kaluarës. Xhonatani u shfaq i qetë dhe i balancuar, duke ruajtur respekt maksimal për ish-partneren dhe duke shmangur çdo lloj polemike.
Gjatë intervistës, ai sqaroi se lidhja e tyre kishte zgjatur rreth një vit dhe se ndarja kishte ndodhur prej disa muajsh, duke i dhënë fund zërave dhe aludimeve që kishin qarkulluar.
Ai u shpreh se ndihet mirë me statusin e tij aktual, duke shtuar se i uron Rozës vetëm më të mirat në vijim. Historia e tyre, e cila u bë publike gjatë verës, u kthye shpejt në një nga marrëdhëniet më të komentuara në showbiz-in shqiptar, deri në momentin kur mungesa e tyre së bashku nisi të ngjallte dyshime tek publiku.




